Politike

VD-Ndihmat e donatorëve! Beqja vendoset në krye të Agjensisë: Do punoj 24/7

24 Nëntor 2021, 09:03 Nga DOSJA
VD-Ndihmat e donatorëve! Beqja vendoset në krye të

TIRANË– Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Beqja do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët. Ai u shpreh se do të punojë të gjitha ditët e javës e se do të jetë në dispozion gjatë gjithë kohës.


‘Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Dosja.al ka raportuar kohë më parë se në krye të kësaj Agjensie do të jetë Beqaj. Agjencia do të administrojë të gjitha fondet e huaja me një vlerë rekord prej gati 1 miliard eurosh në vit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agjencia e donacioneve ilir beqja agjencia e donacioneve ilir beqja

Sondazh

Poll