Politike

Sondazhi/ Kush është më pranë qytetarëve? 34.1% zgjedhin Berishën, 14% Bashën

23 Nëntor 2021, 22:07 Nga DOSJA
Sondazhi/ Kush është më pranë qytetarëve? 34.1%

TIRANË- Kush midis Bashës dhe Berishës është më pranë nevojave të qytetarëve? Berisha janë përgjigjur 34.1% e të anketuarve nga sondazhi i RTV Ora e Noto ndërsa 14% e tyre janë përgjigjur Basha. Ndërkohë 51.9% e tyre janë përgjigjur asnjëri prej tyre.

Të anketuarit e PS-së, 21.3% janë përgjigjur Berisha, ndërsa 17.8% e tyre janë përgjigjur Basha. Shumica e socialistëve, 60.9% janë përgjigjur asnjëri.

Të anketuarit e PD-së kanë zgjedhur 61.1% Berishën ndërsa 33.3% Bashën. Vetëm 5.3% e tyre janë përgjigjur asnjëri prej tyre.

Edhe të anketuarit e LSI-së janë përgjigjur 36.2% Berisha ndërsa 19.5% e tyre Basha. Ndërsa 44.3% e tyre kanë votuar asnjëri prej të dyve.

Ajo që bie në sy është se partitë e tjera të anketuara kanë zgjedhur Bashën me 20.8%, ndërsa 15.2% e tyre kanë votuar Berisha dhe 64% asnjëri prej tyre.

Mes anëtarëve të PD-së, 87.1% janë përgjigjur Berisha dhe vetëm 6.3% Basha. Ndërsa 6.6% e tyre janë përgjigjur asnjëri prej tyre.

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sondazhi lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll