Politike

VD-“Krimi mjedisor, fitimprurës sa trafiku i drogës”,Soreca: Të luftohet korrupsioni

24 Nëntor 2021, 09:15 Nga DOSJA
VD-“Krimi mjedisor, fitimprurës sa trafiku i

TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ngriti shqetësimin se krimi mjedisor mund të bëhet fitimprurës po aq sa trafiku i lëndëve narkotike. Në Konferencën kundër Krimit, Pastrimit të Parave dhe Krimit Kibernetik, diplomati italian kërkoi që të vazhdojë më tej proçesi i decentralizimit të pushtetit vendor dhe të luftohet korrupsioni.

Zyrtari i BE-së në vendin tonë ngriti shqetësimin dhe për sigurinë rrugore në Shqipëri, ku numri i aksidenteve mbetet i lartë.



“Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot këtu. Ky takim ka potencialin për të përmirësuar përgjegjësinë dhe praninë e asistencës ndërkombëtare në Shqipëri. Jam i lumtur të mbështesim organizimin. Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë dhe janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha nga çështjet e zbatimit të ligjit. Do të çojmë përpara bashkëpunimin me Europolin.

Kemi operacione të përbashkëta të suksesshme dhe janë operacione ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria në muajt e fundit. Duhet luftuar korrupsioni. Lidhur me qeverisjen vendore decentralizimi është zbatuar por duhet punuar edhe më tej. Bashkitë duhet të japin shërbime ndaj publikut.

Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore. Kjo tematikë është problematike. Kemi pasur numër të lartë aksidentesh rrugore. Do doja të fokusohesha në krimin mjedisor. Nuk është krim pa viktima sepse krijohen krime ndaj mjedisit. Mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe shumë i vështirë për t’u identifikuar. Për migracionin, duhen përmirësuar standardet për luftimin e migracionit.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lufta kundër krimit lufta kundër pastrimit të parave luigi soreca lufta kundër krimit lufta kundër pastrimit të parave luigi soreca

Sondazh

Poll