Politike

Marrëveshje Rama-Basha për eleminimin e Berishës? 33% e shqiptarëve nuk e besojnë

23 Nëntor 2021, 22:12 Nga DOSJA
Marrëveshje Rama-Basha për eleminimin e Berishës? 33% e

TIRANË- Sipas jush, është e vërtetë apo nuk është e vërtetë që Basha ka bërë një pakt me Ramën që të mund të eleminojë Berishën nga politika shqiptare?

Të anketuarit në sondazhin e RTV Ora & Noto, 33.4% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë, ndërsa 31.9% e tyre janë përgjigjur Është e vërtetë. Ndërkohë 34.7% e tyre janë përgjigjur Nuk e di.

Mes të anketuarve të PS-së 43.9% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë, ndërsa 20.7% është e vërtetë. Ndërsa 35.4% e tyre Nuk e di.

Demokratët besojnë që ka pakt Rama-Basha dhe 57.6% e tyre janë përgjigjur Është e vërtetë, ndërsa 25.8% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë.

Mes të anketuarve të LSI-së, 71% nuk besojnë se ka pakt Rama-Basha dhe vetëm 15.8% e tyre janë përgjigjur është e vërtetë. Ndërsa 13.2% janë përgjigjur Nuk e di.

Mes anëtarëve të PD-së, 16.6% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë, ndërsa 58.4% e tyre Është e vërtetë. 25% e anëtarëve demokratë janë përgjigjur Nuk e di.

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha sondazhi edi rama lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll