Politike

Sondazhi/ Kë do votonin shqiptarët si lider të PD-së? 30.2% e tyre zgjedhin Berishën

23 Nëntor 2021, 22:16 Nga DOSJA
Sondazhi/ Kë do votonin shqiptarët si lider të PD-së? 30.2%

TIRANË- Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?

30.2% e të anketuarve kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 14.3% e tyre kanë zgjedhur Bashën. 47.6% e të anketuarve janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 7.9% e tyre Nuk e di.

Mes të anketuarve të PS-së, 17% kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 21.5% Bashën.

Sondazhi i Noto-s & RTV Ora: 41.7% e qytetarëve Berisha po mendon për veten, 33.2% po mendon për PD-në
57.1% e socialistëve janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 4.4% Nuk e di.

Mes të anketuarve të PD-së, 60.2% kanë zgjedhur Berishën dhe vetëm 27.7% Bashën. 6.3% e demokratëve janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 5.8% Nuk e di.

Të anketuarit e LSI-së kanë zgjedhur Bashën ku 21.9% janë përgjigjur pro liderit aktual dhe 20.2% janë përgjigjur Berisha. 55.8% e tyre janë përgjigjur Asnjëri prej tyre, ndërsa 2.1% Nuk e di.

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sondazhi lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll