Politike

SONDAZHI/ Lideri më i mirë? 52.5% e qytetarëve zgjedhin Berishën, vetëm 9.6% Bashën

23 Nëntor 2021, 22:03 Nga DOSJA
SONDAZHI/ Lideri më i mirë? 52.5% e qytetarëve zgjedhin

TIRANË- Ndërmjet Bashës dhe Berishës, cili ka qenë lideri më i mirë i PD-së?

Të anketuarit e sondazhit të sjellë nga RTV Ora & Noto janë përgjigjur 52.2% Berisha, 9.6% Basha, ndërsa 37.9% e tyre asnjëri prej tyre.

Interesante është përgjigjja e zgjedhësve të PS ku 39.5% e tyre kanë zgjedhur zotin Berisha, ndërsa vetëm 10.6% e tyre zotin Basha. Ndërkohë 49.9% e tyre janë përgjigjur asnjërin prej tyre.

Zgjedhësit e PD kanë zgjedhur në masë zotin Berisha, ku 86.1% e tyre kanë votuar për Berishën dhe vetëm 8.7% e tyre kanë zgjedhur Bashën. Ndërkohë 5.2% e tyre kanë votuar asnjërin prej tyre.

Edhe zgjedhësit e LSI kanë zgjedhur zotin Berisha si lider më i mirë, ku 53.8% kanë votuar Berisha dhe vetëm 10% Basha. Ndërsa 36.2% e tyre kanë votuar asnjërin prej tyre.

Partitë e tjera të anketuara, 59.7% kanë votuar Berisha dhe 40.3% e tyre Basha.

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sondazhi lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll