Politike

Kush mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme? 40.6% e qytetarëve Berisha, 17.5% Basha

23 Nëntor 2021, 22:05 Nga DOSJA
Kush mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme? 40.6% e qytetarëve

TIRANË- Të pyetur se cili ka më shumë aftësi për të fituar zgjedhjet e ardhshme, Basha apo Berisha, shqiptarët janë përgjigjur në favor të Berishës.

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 40.6% e të anketuarve kanë besim se një gjë të tillë do ta bëjë Berisha.

Ndërkohë, për Bashën kanë votuar se mund ta bëjë këtë gjë vetëm 17.5% e qytetarëve.

Nga ana tjetër, 41.9% e qytetarëve janë përgjigjur se asnjëri prej tyre nuk e bën një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, zgjedhësit e PD-së, në 68.5% të tyre përgjigjet se Berisha mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe vetëm 28.8% e tyre janë shprehur pro Bashës.

Në rang anëtarësh, 88.3% e demokratëve anëtarë dhe 88.7% e votuesve, po ashtu e kanë këtë besim te Berisha.

LSI-istat përgjigjen në 76.7% të tyre me “nuk e di” ose që asnjëri prej tyre nuk e bën diçka të tillë.

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sondazh lulzim basha sali berisha sondazh

Sondazh

Poll