Politike

Sondazhi/ 41.7% e qytetarëve Berisha po mendon për veten, 33.2% po mendon për PD-në

23 Nëntor 2021, 22:14 Nga DOSJA
Sondazhi/ 41.7% e qytetarëve Berisha po mendon për veten, 33.2% po

TIRANË- Çfarë mendojnë qytetarët dhe votuesit lidhur me Foltoren e Berishës, nëse ajo është për interesin e PD-së apo atë personale të Berishës.

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora, 41.7% e qytetarëve përgjigjen se Berisha është duke menduar për veten dhe jo për PD-në.

Ndërsa 33.2% e të anketuarve janë përgjigjur se Berisha nuk po mendon për veten, por për PD-në.

Ndërkohë, 72.9% e demokratëve mendojnë se Berisha është duke menduar për PD-në si parti dhe jo për fatin e tij personal.

Nga ana tjetër, socialistet mendojnë në 59.8% të tyre se Berisha po mendon vetëm për veten dhe se PD nuk është me rëndësi për të.

Edhe LSI në një nivel në 41.7% mendojnë se Berisha po mendon më shumë për veten sesa për partinë e tij, PD-në.

Marrë nga Ora News

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sondazhi lulzim basha sali berisha sondazhi

Sondazh

Poll