Politike

Shqipëria në tension, Rama në Londër: Protestat janë si koncerte, pjesë e paketave turistike

18 Qershor 2019, 13:33 Nga DOSJA
Shqipëria në tension, Rama në Londër: Protestat janë si

LONDËR- Kryeministri Edi Rama, ishte sot në një forum të Financial Times, lidhur me investimet në Ballkanin Perëndimor.

Teksa mori fjalën në këtë forum, kryeministri tha se Shqipëria është një nga vendet më proeuropianet në Evropë, dhe se myslimanët shqiptarë janë më europianë se votuesit e Le Pen.

“Ne jemi vendi më pro europian në rajon. Kemi myslimanë dhe të krishterë, por myslimanët tanë ja pa dyshim më europianë se sa votuesit e partisë së Marine le Pen. Nuk ka asnjë parti anti europiane. Ne jemi pjesë e Europës, jemi të rrethuar nga shtetet e Bashkimit Europian”, u shpreh Rama.

Teksa vendi është përfshirë në tensione në Shkodër e Tropojë, Kryeministri foli edhe për situatën politike dhe tha se protestat në Shqipëri janë si koncerte dhe nuk duhet të ndikojnë në sytë  e turistëve. Me ironi, ai tha se mund të bëhen edhe pjesë e paketave turistike.

 “Kur e shikoni Shqipërinë sot mund të mendoni Shqipëria nuk është vendi i duhur për të investuar, apo për të notuar. Ajo që po ndodh nuk është një revolucion, por një protestë politike. Madje protestat mund të jenë pjesë e paketave turistike. Sepse ndodhin si të ishin koncerte, të shtunave në orën 8:00. Kështu që nëse doni, prenotoni dhe mund ta shikoni. Nuk është i gjithë vendi në flakë, ata vijnë aty, hedhin molotovët e tyre, por nëse qëndroni në distancë, mund ta shijoni dhe këtë nuk e gjeni në Europë në këtë moment”, shtoi Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ndërpreu dje fushatën elektorale të 30 qershorit për të shkuar në këtë forum në Londër. Kryeministri do e vijojë nesër fushatën në një garë pa emocione ku PS është e vetmja parti në garë, pas aksionit që opozita e bashkuar ka ndërmarrë në rrugë për rrëzimin e qeverisë.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tensione ne tropoje zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama tensione ne tropoje zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll