Politike

VD-Batuta e Berishës: Një nen do e emërojmë ‘Basha’,më 11 miratojmë Kushtetutën e PD

23 Nëntor 2021, 17:17 Nga DOSJA
VD-Batuta e Berishës: Një nen do e emërojmë

BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se më 11 dhjetor, ditë që do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të publikohet dhe Kushtetuta e re e PD-së. Nga Burreli ku dhe mbajti foltoren me demokratët e këtij qyteti, Berisha tha se një nen do të ketë merin ‘Basha’. Sipas Berishës, ky nen do të jetë pikërisht neni që shkakron automatikisht kryetarin e PD-së në momentin që ai humb zgjedhjet.

“PD do të kthehet në një parti të vërtetë, do të jetë ajo e vlerave, e virtyteve. 11 dhjetori shënon rikthimin tonë në forcë vigane opozitare. Në 11 dhjetor ne miratojmë Kushtetutën e re të Partisë Demokratike që i jep pushtetin dhe fuqinë anëtarësisë së PD, votës së tyre të lirë. Do të miratojmë Kushtetutën dhe një nen do e pagëzojmë neni Basha, nuk ka më kryetar po humbi zgjedhjet. Miratojmë Kushtetutën që vendos primare votën tuaj. Rikthimi i pushteti tek ju është kushti kryesor,”- tha Barisha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:“Foltorja” në Burrel, Berisha flet përballë demokratëve

(f.M/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne burrel

Sondazh

Poll