Aktualitet

Gjobiti me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në Fier,në pranga inspektori i AKU

23 Nëntor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Gjobiti me 400 mijë lekë një dyqan fruta-perimesh në

FIER– Inspektori i Autoritetit të Kontrollit Ushqimor, Mirel Koçi ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për 33-vjeçaren, me iniciale D. S. Të dy, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke gjobitur një dyqan fruta-perimesh me vlerën e 400 mijë lekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. -Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë ndalimi për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” për punonjësin e AKU Fier, shtetasin e shpallur në kërkim policor M. K., 48 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.

Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. -Po nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier u kap shtetasi i shpallur në kërkim R. Ç., 20 vjeç, banues në Patos, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Organizimi lotarive të pa lejuara”. 20-vjeçari do i dorëzohet shërbimeve të DVP Elbasan për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aku aku fier fier mirel koçi aku aku fier fier mirel koçi

Sondazh

Poll