Aktualitet

Ndryshon vendi/ Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës takohen në Elbasan, jo në Durrës

23 Nëntor 2021, 12:45 Nga DOSJA
Ndryshon vendi/ Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës takohen

ELBASAN– Ndryshon vendi i takimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Është vendosur që takimi të zhvillohet në Elbasan dhe jo në Durrës, ashtu siç u caktuara paraprakisht. Por nuk dihen shkaqet e ndryshimit të vendtakimit mes dy qeverive. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është parashikuar të mblidhet në 26 nëntor.

Tradita e mbledhjes së dy qeverive ka nisur që prej vitit 2014, e që atëherë qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë zhvillojnë mbledhje për të vijuar bashkëpunimin dhe për të nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme. Në mbledhjen e 26 Nëntorit pritet të diskutohet për marrëveshjet e nënshkruara gjatë kësaj periudhe dhe të preken fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik, arsimi, drejtësia, shkenca por dhe kultura.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike durres elbasan takimi i qeverive shqiperi-kosove durres elbasan takimi i qeverive shqiperi-kosove

Sondazh

Poll