Aktualitet

Skemë kontrabande me shitjet online në gjithë Ballkanin, 6 të arrestuar në Tiranë

23 Nëntor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Skemë kontrabande me shitjet online në gjithë Ballkanin, 6

TIRANË 6 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se merreshin me kontrabandë mallrash tekstile. Operacioni i zhvilluar sot “Fast Delivery:” ka zbuluar 6 magazina industriale në kryeqytet që shmangnin detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.

Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, kishin shkaktuar dëm të madh, duke transportuar produkte në të gjithë rajonin e Ballkanit, pa i paguar shtetit asnjë detyrim.

Në pranga kanë përfunduar: Anxhela Daut, 30 vjeçe, administrator i subjektit BIPEX; Manol Lekaj, 34 vjeç, administrator i subjektit ADEX; Bruno Sanija, 37 vjeç, administrator i subjektit GED; Eduard Gjura, 38 vjeç, administrator i subjektit Ideal Express; Kejvi Sulaj, 25 vjeç, administrator i subjektit Inteks Courrier dhe Bledar Çele, 44 vjeç, menaxher i subjektit COEX. Ndësa malli i sekuestruar kapte vlerën e 1 milionë eurove.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga  Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor duke kryer kështu evazion fiskal.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

1 mln euro mall! Policia zbardh SKEMËN e mallrave kontrabandë: I reklamonin online

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anxhela dauti bledar çela bruno sanija eduard gjura kejvi sulaj manol lekaj operacioni fast delivery rroba kontrabande ne tirane tirane anxhela dauti bledar çela bruno sanija eduard gjura kejvi sulaj manol lekaj operacioni fast delivery rroba kontrabande ne tirane tirane

Sondazh

Poll