Aktualitet

Në kërkim për ndihmë të kalimit të refugjatëve, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

23 Nëntor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Në kërkim për ndihmë të kalimit të

KORÇË – Policia e Korçës arrestoi sot një qytetar, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzat transport të paligjshëm të refugjatëve dhe mosbindje ndaj forcave të rendit. I ndaluari është 26-vjeçari Ç.B., banues në Durrës. Ndërkohë, ka filluar procedimi ndaj 66-vjeçarit E.B., i cili u kap duke transportuar një sasi druri me traktorin e tij në fshatin Maliq. Ai rezultoi se nuk zotëronte leje të drejtimit të traktorit dhe të prerjes së pyjeve.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
———-
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, filuan procedimin penal në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin E. B., 66 vjeç, pasi në hyrje të fshat Maliqit, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip traktor, me të cilin po transportonte një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce kalim i paligjshem i kufirit arrestim ne korce kalim i paligjshem i kufirit

Sondazh

Poll