Aktualitet

Mbyllet burgu i Zaharisë, të burgosurit transferohen në Lezhë

23 Nëntor 2021, 11:39 Nga DOSJA
Mbyllet burgu i Zaharisë, të burgosurit transferohen në

TIRANË– Burgu i Zaharisë është mbyllur ditën e sotme. Të burgosurit janë transferuar në Lezhë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh sot në një takim me përfaqësues të “CTP”-së dhe në prani të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se në datat 27 dhe 28 nëntor të burgosurit që po vuajnë dënimin në burgun e Zaharisë do të transferohen drejt Shënkollit.

Në burgun e Zaharisë vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor ndërsa tashmë do të mbyllet për shkak të kushteve të këqija.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës, mund të konsiderohet si burgu-ferr. 230 të dënuar të izoluar në këtë burg, janë lënë të mëshirë të fatit, të braktisur nga familjet, shoqëria, shteti, por edhe gjeografia.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i lezhes burgu i zaharisë burgu i lezhes burgu i zaharisë

Sondazh

Poll