Aktualitet

I mbijetuan aksidentit në Bullgari, si është gjendja shëndetësore e 7 personave

23 Nëntor 2021, 08:06 Nga DOSJA
I mbijetuan aksidentit në Bullgari, si është gjendja

BULLGARI – Shtatë të mbijetuarit të aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë shtruar në spitalin Pirogov në kryeqytetin bullgar.

Në lidhje me ta , doktoresha e spitalit Marja Argirova raporton për mediat vendase se pasagjerja 17-vjeçare dhe pesë të rinjtë e tjerë janë shtruar në repartin e djegieve, kurse pacienti i shtatë është dërguar në repartin e traumës.

Ndër të tjera, ajo shtoi se pacientët i kanë marrë plagët pasi janë hedhur nga autobusi.

“Njerëzit janë në trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet”, shtoi Argirova. Ajo tha se ata janë sjellë në spital pas orës 3”, u  shpreh Argirova.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sofje-Bollgoevgrad. Pasagjerët ishin turistë që po ktheheshin nga një vizitë turistike në Turqi. Në orën 21:00 autobusi hyri në territorin bullgar dhe një orë përpara se të shpërthenin flakët ai u furnizua me karburant.

Deri tani janë konfirmuar 46 viktima.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Bullgari/ Digjet autobusi, humbin jetën 46 turistë, shumica shqiptarë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rende bullgari digjet autobusi maqedonas tragjedi ne bullgari aksident i rende bullgari digjet autobusi maqedonas tragjedi ne bullgari

Sondazh

Poll