Aktualitet

VD-Padia e Metës, GJKKO pushon çështjen ndaj Dvoranit, ish-kreu i KED: S’kam koment!

23 Nëntor 2021, 09:40 Nga DOSJA
VD-Padia e Metës, GJKKO pushon çështjen ndaj Dvoranit, ish-kreu

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar padinë e presidentit Ilir Meta ndaj ish-kreut të KED, Ardian Dvorani. Në seancën e sotme, GJKKO vendosi pushimin e akuzës, për Dvoranin, i cili sot është gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës. Pas seancës, në një konferencë për mediat, Dvorani nuk pranoi që të komentonte vendimin e GJKKO-së, e po ashtu edhe akuzat e presidentit Ilir Meta.

“Unë por dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj që unë të mos bëj asnjë koment. Të presim vendimin e argumentuar të Gjykatës së Posaçme.Unë nuk kam përplasje me asnjë institucion. Unë jam gjyqtar. Kush mendon se ka përplasje i ka për vete, unë nuk kam me askënd. Është e drejta e zotit Meta të ketë interpretimin e tij për çështje të caktuara. Gjyqet popullore në Shqipëri i përkasin regjimit të kaluar,”-tha në fjalën e tij Ardian Dvorani.


Pas tij, për mediat ka dhënë një prononcim të shkurtër edhe këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishi, i cili gjithashtu vendosi që të mos e komentonte vendimin e marrë nga GJKKO-ja.

“Deri më tani presidenti ka respektuar kërkesën e prokurorisë për sekretin hetimor. Jemi njoftuar për pushimiun në fillim të nëntorit. Parashtruam mosdakordësinë tonë. Disa nga veprimet nuk ishin kryer. GJKKO na njoftoi se vendimi i zbardhur do të na parashtrohet. Dhe do të apelojmë brenda 15 ditëve,”-tha më pas Dervishi.

Ndërkohë që saktësoi se Gjykata ka pushuar edhe kallëzimin e Metës ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por shtoi se me t’u zbardhur vendimi, Presidenca do të ankimojë vendimin në Apelin e GJKKO-së.

Në shkurt të vitit 2019 Presidenti Ilir Meta firmosi kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. Po ashtu, bashkë me të u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe asokohe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në deklaratat e tij publike dhe në konferencat për shtyp, Meta e ka kallëzuar Dvoranin për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke “detyruar” presidentin të mos respektojë afatin 30 ditor. Presidenti thotë se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin si anëtarë të GJK-së.

SHIKO EDHE: 

Pushimi i çështjes ‘Dvorani’, Presidenca: Vendim i papranueshëm!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani gjkko ilir meta meta padit dvoranin ardian dvorani gjkko ilir meta meta padit dvoranin

Sondazh

Poll