Aktualitet

Vrau gruan e vëllait që kishte në burg, Apeli dënon me burg për jetë Erdet Çapokun

23 Nëntor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Vrau gruan e vëllait që kishte në burg, Apeli dënon me burg

TIRANË– Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin për të lënë në burg përjetë Erdet Çapokun, i cili vrau gruan e të vëllait në sy të mbesës. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2020, në banesën e të ndjerës, e cila jetonte me të bijën dhe nënën e saj, pasi bashkëshortin e kishte në burg.

Para togave të zeza, Çapoku pranoi krimin dhe shfaqur pendesë, duke shtuar se e kishte marrë inat kunatës duke nisur nga momenti që ajo e kishte denoncuar në Polici për përndjekje. 

“Unë kisha investuar tërë lekët e mia për të rritur mbesën e të ushqehej Enkeleda. Sa herë që ajo më kërkonte lekë, unë ia jepja dhe shkoja mirë me të, por pasi ajo u betua se do më fuste në burg, edhe unë u betova që ta vrisja sepse më kishte marrë tërë lekët e punës sime. Nuk kisha asnjë faj,”– tha Çapoku gjatë gjykimi të tij në Shkallën e Parë.

Por si ndodhi ngjarja?

Çapoku hyri me dhunë në shtëpinë ku banonte kunata e tij, Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete. Pasi ka mundur që të hyjë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e saj, duke arritur qëllimin e tij për vrasjen e kunatës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erdet çapoku erdet çapoku

Sondazh

Poll