Aktualitet

VD: Tmerr në sy të fëmijëve, tezja e Mateos s’përmbahet: Klodianin bëjeni copa-copa

23 Nëntor 2021, 09:10 Nga DOSJA
VD: Tmerr në sy të fëmijëve, tezja e Mateos

TIRANË– Një episod ‘horror’ është transmetuar live në televizion në sy të të miturve. Gjatë emisionit “Ftesë në 5”, tezja e Mateo Vasliut, 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij një muaj më parë, kërkoi drejtësi për nipin e saj. E shoqëruar nga një grumbull fëmijësh, të gjithë të mitur, asnjë jo më shumë se 12 vjeç, ka thënë disa mesazhe të tmerrshme dhune.

“Dua drejtësi për vdekjen e Mateos! Klodianin ta çojnë tek nëna dhe babai i djalit që ta vrasin vetë me duart e tyre. T’ja presin mishin çika-çika dhe t’ja mbushin me kripë vendin ku do ta presin,”-tha ajo në fjalën e saj, ndërsa fëmijët dallohet që të gjithë e shohin të shokuar.

 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ngjarja është vërtetë e rëndë, por si mund të lihen fëmijët që të dëgjojnë mesazhe të tilla dhune? Madje edhe vetë ngjarja e rëndë duhet mbajtur larg tyre, e duhet shpjeguar nga ekspertë që ndodhen pranë shkollave, psikologë apo dhe punonjës socialë. Por të gjithë kanë marrë vesh gjithçka, duke dëgjuar edhe skena të tjera horrori nga tezja, e lënduar me të drejtë nga ngjarja e rëndë. Po fëmijët pse mbahen aty? Cili është qëllimi?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore virale mateo vasliu tezja e mateo vasliut vritet i mituri ne fier mateo vasliu tezja e mateo vasliut vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll