Aktualitet

VD ME DRON!ANALIZË autostradës ku ndodhi tragjedia: Turp të ndodhë në një vend të BE

23 Nëntor 2021, 10:17 Nga DOSJA
VD ME DRON!ANALIZË autostradës ku ndodhi tragjedia: Turp të

BULLGARI- Diana Rusinova nga Qendra Europiane për Politikat e Transportit ka analizuar aksin rrugor në autostradën “Struma”, ku ndodhi aksidenti tragjik prej të cilit mbeten të vdekur 46 persona shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Rusinova u fokusua në mungesën e sinjalistikës rrugore dhe mungesën e sistemeve kufizuese. Sipas saj, tragjedi të tilla janë të parandalueshme dhe nuk është e drejtë që të ndodhin në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Ajo tregoi pamje me dron tregojnë qartë se si shoferi tentoi të dilte nga zona dhe të stabilizonte autobusin. Kjo u pasua nga një goditje në parmakët e rrugës.

Gjatë analizës Rusinova e quajti incidentin “qesharak dhe të papranueshëm” dhe e përshkroi atë si një tragjedi për të dy kombet.

“Sot është në “Struma”, nesër në “Trakia”, ditët e tjera në “Hemus”. Menaxhmenti i sigurisë rrugore padyshim që nuk funksionon. Gjeni një institucion që ta zgjidhë këtë problem. Është e detyrueshme të matet gjendja e shenjave rrugore në këtë pjesë, si dhe disa kilometra mbrapa, për të parë nëse mungesa e sinjalistikës nuk e ngatërroi drejtuesin e mjetit dhe nuk e bëri atë të mos e ndiqte rrugën.”– tha ajo.

Ka shumë mundësi që tabela për ishullin të ketë munguar ose shoferi nuk e ka parë atë, ose ka rënë në gjumë,”– pranoi ekspertja. Në fund, ajo u shpreh se duhet te kontrollohet edhe ndriçimi në akset rrugore, por gjithsesi për Rusinovën sipas të gjitha gjasave, shoferi ka gabuar.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Bullgari/ Digjet autobusi, humbin jetën 46 turistë, shumica shqiptarë

Burimi; Bt.novinite

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni diana rusinova tragjedia ne bullgari diana rusinova tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll