Aktualitet

1200 m2 ndërtim pa leje në zonën e Llixhave, arrestohet ish-kryeinspektori i IKMT-së

23 Nëntor 2021, 08:26 Nga DOSJA
1200 m2 ndërtim pa leje në zonën e Llixhave, arrestohet

ELBASAN – Policia e Elbasanit arrestoi ish-kryeinspektorin e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Mario Qosja dhe 50-vjeçarin, i identifikuar deri më tani me iniciale N.K., ndërsa u procedua A.Z., 34 vjeç, inspektor në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes të Territorit, pranë Bashkisë në Elbasan. Shkak i operacionit “Llixha” ka qenë ndërtimi i një objekti me sipërfaqe 1200 m2 në zonën e Llixhave. Sipas informacioneve, 50-vjeçari N.K. ka ndërtuar në periudhën janar-shkurt 2021 një objekt dykatësh dhe më pas ka aplikuar për legalizim të objektit në AKSH. Qosja dhe inspektori tjetër, A.Z. akuzohen se kanë lejuar 50-vjeçarin që të ndërtojë në mënyrë të paligjshme.


NJOFTIMI I POLICISË

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan mario qosja operacioni llixha elbasan mario qosja operacioni llixha

Sondazh

Poll