Aktualitet

Zaev: Bisedova me njërin prej të mbijetuarëve, ka dhe viktima serb

23 Nëntor 2021, 08:38 Nga DOSJA
Zaev: Bisedova me njërin prej të mbijetuarëve, ka dhe viktima

SHKUP – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  u shpreh së fundmi se ka mundur të bisedojë me njërin prej të mbijetuarëve të aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 persona. Për televizionin kombëtar bullgar “ON AIR”, Zaev tregoi se pacienti i tha se dëgjoi paraprakisht një shpërthim para se të pushtohej nga flakët.

“Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshave të reja nga 25-30 vjeç, ka dhe fëmijë.Tragjedia është e madhe”,  u shreh Zaev.

Në fund, shefi i qeverisë maqedonase bëri me dije se mesin e viktimave ka dhe shtetas serb.

“Jam në kontakt me kryeministrin bullgar Stefan Janev. Numri më i madh i viktimave janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por ka edhe qytetarë të Serbisë”, tha Zaev.

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Bullgari/ Digjet autobusi, humbin jetën 46 turistë, shumica shqiptarë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bullgari perplaset autobusi bullgari perplaset autobusi

Sondazh

Poll