Aktualitet

‘Janë kthyer në qymyr”/ Ministri i Brendshëm bullgar jep detaje nga aksidenti

23 Nëntor 2021, 08:46 Nga DOSJA
‘Janë kthyer në qymyr”/ Ministri i Brendshëm bullgar

BULLGARI– Ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov ka bërë me dije detaje nga hetimet që po zhvillohen për të zbardhur shkaqet e aksidentit në Sofje, ku ndërruan jetën 46 turistë, mes tyre edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Në një deklaratë për mediat, ai ka bërë me dije se brenda njerëzit ishin dëmtuar tërësisht nga zjarri dhe do të duhej kohë për t’i identifikuar.

“Nuk ka asgjë për të parë aty brenda. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Njerëzit janë kthyer në qymyr. Tani duhet të identifikohen,”-tha Rashkov.

Tragjedia ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një autobus me turistë nga Maqedonia e  Veriut ka marrë flakë në autostradën e Strumës, më pas zjarri ka shpërthyer në mjet. Deri më tani raportohet për vetëm 7 të mbijetuar, 2 gra dhe 5 burra.

Marrë nga Focus.mk

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Bullgari/ Digjet autobusi, humbin jetën 46 turistë, shumica shqiptarë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni bojko rashkov bullgari tragjedi ne bullgari bojko rashkov bullgari tragjedi ne bullgari

Sondazh

Poll