Aktualitet

I thyen dhëmbët qytetarit në Pogradec, SHÇBA pezullon 3 policë nga detyra

23 Nëntor 2021, 10:04 Nga DOSJA
I thyen dhëmbët qytetarit në Pogradec, SHÇBA pezullon 3

KORÇË – Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pezulloi 3 inspektorë të policisë së qarkut të Korçës pas denoncimit të bërë nga qytetari Ilirjan Dojçe në emisionin investigativ “STOP” për ushtrim dhune ndaj tij. Tre punonjësit e policisë akuzohen se kanë marrë ryshfet nga Dojçe, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe pas orës 23:00, ku ndalohet qarkullimi i njerëzve duke e dhunuar drejtuesin e mjetit. Pas ngjarjes, ai e denoncoi rastin në emisionin investigativ “STOP”. Gjatë denoncimit të tij, Ilirjan Dojçe tregoi se ai u dha policëve 20 mijë lekë ryshfet për të mos u gjobitur edhe pse po i jepte mjetit në gjendje të dehur, por disa çaste më pas  patrulla me 3 policët i doli sërish para duke e dhunuar derisa i thyen edhe dhëmbët.

NJOFTIMI I POLICISË

Hetimet në lidhje me këtë proçedim po vazhdojnë për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 250 dhe 259 të Kodit Penal.

(d.v/dosja,.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pogradeci ryshfet shperdorim detyre pogradeci ryshfet shperdorim detyre

Sondazh

Poll