Aktualitet

VD-‘Nikla’! Policia kap 41 kg kanabis,PAMJE nga operacioni për kapjen e trafikantëve

23 Nëntor 2021, 08:50 Nga DOSJA
VD-‘Nikla’! Policia kap 41 kg kanabis,PAMJE nga operacioni për

DURRËS– Mondi Bami dhe Gëzim Tema kanë rënë në prangat e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “Nikla”. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia, në aksin rrugor Nikël-Tapizë, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Brenda gjetën 4 thasë plastikë me kanabis, me peshë 41 kilogramë.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Nikla”. Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen e saj. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për shitjen e një sasie lënde narkotike nga 2 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël. Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në aksin rrugor Nikël-Tapizë, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrrestuar dhe i mjetit tip ”Volkswagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet durres gëzim tema mondi bami operacion nikla durres gëzim tema mondi bami operacion nikla

Sondazh

Poll