Politike

Shëndetësia/ Axhendë për vaksinimin e studentëve, Shehu kritikat Tominit

22 Nëntor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Shëndetësia/ Axhendë për vaksinimin e studentëve, Shehu

TIRANË – Komisioni i Shëndetësisë miratoi në unanimitet aktin normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Në seancën e sotme, u vendos që të krijohet një axhendë e përbashkët për sensibilizimin e studentëve rreth vaksinimit. Propozimi i deputetes socialiste Klodiana Spahiu u mirëprit nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi. Ndërkohë, në këtë seancë ishte prezente dhe zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini. Ajo theksoi se synohet vaksinimi i 40% të popullatës, kurse konfirmoi se përdorimi i vaksinës “SINOVAC” është miratuar.

Deputeti demokrat Tritan Shehu kritikoi Tominin për qasjen ndaj proçesit të vaksinimit në Shqipëri. Ai këmbënguli se nuk duhet të lejohet përdorimi i vaksinës “SINOVAC” duke e quajtur propozimin e zv/ministers së Shëndetësisë si “papërgjegshmëri”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-“Sallatë ruse vaksinash”, Shehu-Tominit: Doza e tretë SINOVAX? S’e prisja nga ju!

“Kemi miratuar SINOVAC”, Tomini: Synojmë vaksinim 40% deri në fund të vitit

VD-Vaksinimi i studentëve, Komisioni i Shëndetësisë miraton axhendë të përbashkët

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i shendetesise 22 nentor 2021 pfizer sinovac vaksinimi studenteve komisioni i shendetesise 22 nentor 2021 pfizer sinovac vaksinimi studenteve

Sondazh

Poll