Sport

Inter, fitore për “infarkt”! 98 minuta betejë ndaj Napolit, Inzaghi sheh -4 nga kreu

21 Nëntor 2021, 19:20 Nga DOSJA
Inter, fitore për “infarkt”! 98 minuta betejë ndaj

ITALI– Duhej të ishte dita e Interit dhe ashtu rezultoi. Supersfida e javës së 13-të të Serie A mes Interit dhe Napolit ka përfunduar me shifrat 3-2 në favor të zikaltërve. Disfata e parë për ekipin e Spalletit, ndërsa duhet thënë se ndeshja nisi mirë për napolitanët të cilët në minutën e 17′ kaluan në avantazh me Zielinskin.

Megjithatë, Inter përmbysi gjithçka në pjesën e parë. Fillimisht ishte Calhanoglu që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Më pas ishte Ivan Perisic që vetëm disa sekonda para përfundimit të pjesës së parë shënoi të dytin.Në fraksionin e dytë, Inter e nisi aty ku edhe e la më parë. Zikaltrit gjetën golin e tretë në minutën e 61′ me Lautaro Martinez që zhbllokohet kështu pas më shumë se një muaji pa shënuar.

Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin, sepse Mertens shënoi në minutën e 79′ duke rihapur në një farë mënyre takimin. Tetë minutat shtesë ishin për infarkt sa i përket tifozëve të Interit, Napoli u instalua në portën e Handanovic dhe do të ishte portieri që do të shpëtonte mrekullisht tentativën e Mario Rui. Një fitore që Inter shkon kështu -4 pikë larg nga kreu.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter napoli inter napoli

Sondazh

Poll