Aktualitet

Luca i quajti fermerët “barbun”/Altin Prenga: Nuk e kuptoj këtë idenë e fyerjeve

21 Nëntor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Luca i quajti fermerët “barbun”/Altin Prenga: Nuk e kuptoj

TIRANË- Altin Prenga pronari i “ Mrizi i Zanave” ka reaguar pasi bizesmeni Gjergj Luca I ka etiketuar fermerët dhe prodhuesit me termin “barbun”.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Prenga shkruan se nuk e sheh të drejtë që Luca të ofendojë fermerët prodhues, grumbullues apo agroperpunues duke i quajtur barbuj apo barbona. Ai shprehet se nuk duhet të ketë fyerje dhe paragjykime mes prodhuesve dhe nga ana tjetër as fermerët për prodhesit dhe bizesmenët.

“Nuk është e drejtë që një prodhues sikur Gjergj Luca të ofendojë fermerët prodhues, grumbullues apo agroperpunues duke i quajtur barbuj apo barbona pak rëndësi ka por nuk është e drejtë. Sikur nuk është e drejtë që njerëzit të fyejnë dhe të pregjykojnë një sipërmarrje prodhuese dhe eksportuese sikur Rozafa që gjeneron punësim, dhe GDP në këtë vend, dhe që ja kanë inat se mori objekte të brajtisura nga shteti duke ju dhënë jetë.

Nuk kuptoj këtë idenë e fyerjeve dhe përçarjeve mes nesh, sidomos kur flitet për prodhues!”-shkruan ai në postimin e tij.

Deklarat e Gjergj Lucës:

Gjatë prezantimit të buxhetit për sektorin e peshkatarëve në Durrës, Luca i quajti protestuesit disa “barbonë“, që përveçse protestojnë janë edhe mosmirënjohës.

Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit… 200 mln euro iu dhanë bujqësisë në 4 vite. Dhe është viti i parë që shohim këtë arritje. 200 mln për 4 vjet. Dhe dalin aty 10 barbuna...(barbona në dialektin elbasanas). Që është turp, për TVSH-në që se mban as ferma as fshatari asgjë. Manipulojnë njerëzit e ndershëm. Kjo është e turpshme.”- tha Luca.

Një ditë më pas ai ka sqaruar se fjala barbon është keqinterpretuar pasi ka thënë ‘barbun’.

“Shprehimisht për fjalën barbon, unë kam thënë barbun. Mund ta dëgjojnë 100 herë, unë nuk mund ti them barbon vetes time, se unë jam një nga ata njerëz. Ata janë fermerë në tokë unë jam fermer në det. Bile profesioni jonë është më i vështirë se ata. Barbun nga barbon është një diferencë shumë e madhe dhe unë jam mësuar cik me mediat të sillen në këtë mënyrë me mua. Më vjen keq me kolegët e mi që të keqkupotojnë një njeri që punon dhe është si ata. Për me ua shpjegu ju se në cfarë konteksti është përdorur. Ne barbunin e përdorim për një specie që reagon në mënyrë të cuditshme për ta kapur, të gjithë peshqit o devijojnë majtas o djathtas o lart o poshtë, ndërsa barbuni mundohet të fshihet në ato dunat e vogla të rërës që janë shumë të vogla, ne shpesh herë etiketojmë personazhe të ndryshme rreth nesh me këto fjalë. Mua më ka bërë ta ndjej veten keq, faleminderit që më lejon ta sqaroj para kolegëve të mi fermerë.’- sqaroi ai.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet altin prenga gjergj luca altin prenga gjergj luca

Sondazh

Poll