Aktualitet

Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Gjirokastër

21 Nëntor 2021, 12:28 Nga DOSJA
Kapet me mallra kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në

GJIROKASTËR- Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, pasi është kapur me mallra kontrabandë. Mësohet se në prangat e policisë ka përfunduar 52-vjeçari me iniciale H.N.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bodrisht, ku gjatë kontrollit të policisë në garazhdin e shtëpisë janë gjetur mallrat kontrabandë. Mallrat kryesisht ishin kozmetikë nga vende të ndryshme të botës, si dhe pa asnjë dokumentacion përkatës. Mbi 52-vjeçarit rëndojnë akuzat e kontrabandës së mallrave, depozitim kontrabandë i mallrave si dhe fshehje e të ardhurave.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për arrestimin e shtetasit H. N., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”,  Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vijuar hetimet dhe kontrollet në vendet e dyshuar ku ky shtetas mund të dispononte mallra kontabandë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë. Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjeçari ne gjirokaster mallra kontrabande policia e gjirokastres arrestohet 52-vjeçari ne gjirokaster mallra kontrabande policia e gjirokastres

Sondazh

Poll