Aktualitet

Shkatërrohet banda e shqiptarëve, hynin pa armë në vilë e dilnin mbushur me florinj

21 Nëntor 2021, 15:46 Nga DOSJA
Shkatërrohet banda e shqiptarëve, hynin pa armë në vilë

ITALI– Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi akuzohen se kanë kryer të paktën 110 grabitje mes provincavë si Venezia, Treviso e Padova. Shpëtim Skënderi, 28 vjeç; Dilaver Veliu, 26 vjeç; Elson Shera, 33 vjeç dhe Eriksid Hasimaj, i cili mbushi të tridhjetat ditën e arrestimit janë u kapën në Bassa.

Si funksiononte grupi i shqiptarëve?

Mediat italiane shkruajnë se ata punon gjithmonë të katër. Tre hynin në aksion në shtëpinë e zgjedhur për tu grabitur, ndërsa i katërti qëndronte i gatshëm në makinë në mënyrë që t’i largonte sa më shpejt nga vendi i ngjarjes. Detyra e tyre ishte të gjenin fillimisht vila në zona të izoluara. Ata bënin një vrimë në anën e dorezës së dritares anësore duke përdorur  një shpuese të vogël që nuk bënte zhurmë dhe e kryente punën shumë shpejt.

Të paarmatosur, këta hajdutë hynin e dilnin në heshtje nga vilat dhe brenda pak sekondave kishin në duart e tyre para, bizhuteri flirnj e sende të shtrenjta. Shumë herë ata arrinin të bënin edhe tetë goditje brenda një nate.  Midis shtatorit dhe tetorit ata grabitën: në zonën veneciane (në San Donà, Pramaggiore, Concordia, Martellago, Annone, Mira, Cinto); në zonën e Trevisos (Santa Lucia di Piave, Cappella Maggiore, Arcade, Salgareda, Vittorio Veneto); në Pordenone (Azzano Decimo, Fiume Veneto, Chions).

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen sheiptaret ne itali dilaver veliu elson shera eriksid hasimaj shpëtim skënderi arrestohen sheiptaret ne itali dilaver veliu elson shera eriksid hasimaj shpëtim skënderi

Sondazh

Poll