Aktualitet

Vetëvarja e 13-vjeçarit/ Dyshohet se po bënte video në Tik-Tok, Kushi: Tronditëse

21 Nëntor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Vetëvarja e 13-vjeçarit/ Dyshohet se po bënte video në

LUSHNJE– 13-vjeçari A.S humbi jetën ditën e djeshme pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes. Ai u gjet i pajetë nga prindërit, ku edhe pse u dërguar në spital, për të ishte shumë vonë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e arsyeve që mund të kenë çuar të miturin të varë veten, mes dyshimeve janë edhe fakti se ai mund të ishte duke bërë një video në rrjetin social Tik-Tok. Këto janë ende dyshime dhe nuk janë vërtetuar nga policia, por miqtë e 13-vjeçari shprehen jashtë kamerës se i mituri frekuentonte rrjetet sociale dhe i pëlqente Tik-Tok.

Shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje. Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve.

Në profilin e tij në Tik-Tok i riu ndante imazhe depresive, dhune dhe vetmie. Profili i tij mban emrin ‘Djali i keq’, ndërsa shkrimet e tij tregoni një gjendje depresioni të rënduar por edhe shumë i vetmuar.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes duke vënë theksin tek informacionet e paprshtatshme që fëmijët marrin në internet.

Fëmijët janë duke u ‘joshur’ nga sfidat e ndryshme që shikojnë në rrjetet sociale dhe kryesisht në Tik Tok. Balena Blu, Jonathan Galindo, lojërat në Squid Games janë disa nga sfidat që kanë tërhequr të rinjtë madje janë bërë shkak që disa prej tyre të humbin dhe jetën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Djali i keq’/ Dyshohet se u vetëvra nga sfida në ‘Tik Tok’, postimet e 13-vjeçarit

13-vjeçari u vetëvar pas sfidës, mesazhet: Jeta ime, e mbushur me errësirë

Vetëvrasja e 13-vjeçarit, Kushi: Jam e tronditur, aksesi i fëmijëve online alarmante

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet i mituri vdes nga tik tok lushnje vdes i mituri ne lushnje i mituri vdes nga tik tok lushnje vdes i mituri ne lushnje

Sondazh

Poll