Aktualitet

Prostitucion me 13-vjeçaren, burg për policin e bashkëpunëtorin, familja: Pastronte

21 Nëntor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Prostitucion me 13-vjeçaren, burg për policin e

TIRANË– Petraq Rako, oficer policie, 63 vjec banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjec banues në Xarrë janë lënë në burg pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht dhe kanë trafikuar një 13-vjeccare. Masa e sigurisë është dhënë sot nga Gjykata e Sarandës. Të dy u vunë në pranga dy ditë më parë dhe akuzohen për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Të dy kanë mohuar të kenë pasur lidhje me prostituimin e të miturës apo të kenë kryer marrëdhënie me të.

Nga ana tjetër mësohet se hetimet vijojnë pasi Rako e Koloi dyshohet se kishin të tjerë bashkëpunëtorë që prostituonin 13-vjeccaren. Gjithashtu po kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore në mënyrë që të mblidhen prova për akuzat e ngritura për këta dy persona që janë vënë në pranga.

Familja e të miturës ka deklaruar se ata e dinin që vajza e tyre punonte si pastruese në Xarrë. Para grupit hetimor ata janë shprehur se Rako e Koloi e merrnin të voglën në orën 16:00 dhe e kthenin në shtëpi në orën 22:00.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll