Aktualitet

VD/ Meta vendos të përgjigjet për debatet me Bashën! Çfarë do bëjë pas presidencës?

21 Nëntor 2021, 13:24 Nga DOSJA
VD/ Meta vendos të përgjigjet për debatet me Bashën!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të përgjigjet për të gjitha debatet që kanë ndodhur ditët e fundit me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përballë analistëve, ditën e hënë në orën 20:45, presidenti i vendit do të jetë live në ‘Çim Peka’ në ‘Syritv’ përballë analistëve, Andi Bejtja, Enton Abilekaj dhe Armand Shkullaku.

‘Të vërtetat me Bashën, lutja për shtyrjen e zgjedhjeve në Gjermani, raportet me SHBA-në, përplasjet me Yuri Kim’– janë disa nga tematikat më të ‘nxehta’ që do të marrin përgjigje nga kreu i shtetit nesër.

Se çfarë do bëjë Meta pas presidencës, do e zbulojmë ditën e hënë.

Si nisi përplasja Basha-Meta?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar në një intervistë për VOA se në trekëndëshin e të keqes janë më shumë se tre persona, janë lidhjet me oligarkët dhe krimin kundër interesave të qytetarëve. Basha deklaroi disa ditë më parë se qasja e Metës para zgjedhjeve ishte ajo që shkatërroi frymën opozitare në 25 prill. Presidenti iu përgjigj deklaratës së Bashës përmes një mesazhi të publikuar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Ai e cilësoi Bashën si kontribuuesin kryesor të Rilindjes, duke thënë se ai iu është “lutur me lot në sy” Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore .

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta lulzim basha meta te cim peka ilir meta lulzim basha meta te cim peka

Sondazh

Poll