Aktualitet

Përplaset me palmën, shqiptari mbetet i bllokuar në makinë, e nxjerrin zjarrfikëset

21 Nëntor 2021, 15:30 Nga DOSJA
Përplaset me palmën, shqiptari mbetet i bllokuar në makinë,

ITALI– Një 22-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik një natë më parë. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja është regjistruar rreth orës 02:30, në Borgio Verezzi në rrugën ‘IV Nëntori’. Mësohet se i riu ka humbur kontrolin e mjetit dhe është përplasur me një palmë.

Ai ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe për ta nxjerrë që aty është kërkuar ndihma e zjarrfikëses. Njësia e Finale Ligure ka mbërritur në vendin ku është aksidentuar i riu dhe e ka nxjerrë atë nga mjeti.

22-vjeçari shqiptar është dërguar në urgjencën e spitalit Santa Corona në Pietra Ligure. Ai ka fraktura në këmbë si dhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmeve që ka marrë nga përplasja.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali aksidentohet shqiptari ne itali itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll