Aktualitet

Tjetër rrëzim! 34-vjeçarja pengohet dhe bie nga ura në Roskovec, përfundon në kanal

21 Nëntor 2021, 14:06 Nga DOSJA
Tjetër rrëzim! 34-vjeçarja pengohet dhe bie nga ura në

FIER– Një 34-vjeçare është penguar dhe rrëzuar aksidentalisht nga ura duke përfunduar në kanal. Gruaja me inicialet M.L, e cila banon në fshatin Kuman, është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se është penguar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në kanal, shtetasja M. L., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e sotme janë dërguar në spital tre të tjerë pasi po ashtu janë rrëzuar aksidentalisht. Në Tiranë një 20-vjeçare u rrëzua nga pallati, në Sarandë një 72-vjeçare ra nga suvaja e banesës ndërsa në Durrës një person u rrëzua nga banesa teksa po punonte.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier rrezohet gruaja nga ura fier rrezohet gruaja nga ura

Sondazh

Poll