Aktualitet

TRONDITËSE në Kamëz/Babi ngacmon seksualisht vajzën,psikologia mësoi e para ngjarjen

21 Nëntor 2021, 11:40 Nga DOSJA
TRONDITËSE në Kamëz/Babi ngacmon seksualisht

KAMËZ– Një tjetër rast ngacmimi seksual. Në Kamëz raportohet se një 43-vjeçar me inicialet J.D, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Dyshohet se babai ka kryer këto veprime të turpshme ndaj të bijës e cila është në moshë të vogël.

Mësohet se e mitura i ka rrëfyer psikologes rreth problemit të saj, pasi ajo ishte interesuar për shkak të sjelljeve që kishte ndryshuar vajza. Sjellja e saj kishte rënë në sy dhe te stafit të shkollës dhe psikologes, ç’ka ka nxitur interesin për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur. Policia bëri të mundur arrestimin e abuzuesit dhe dërgimin e tij në komisariat. Pritet që në orët në vijim të mësohen më shumë detaje për këtë ngjarje tronditëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ngacmimi seksual në Kamëz! Mësuesit vunë re diçka ndryshe, kujt i ‘besoi’ vajza?

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet babai ngacmon seksualisht vajzen tirane babai ngacmon seksualisht vajzen tirane

Sondazh

Poll