Sport

Covid-19 protagonist në Serinë A, prek sërish Napolin

20 Nëntor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Covid-19 protagonist në Serinë A, prek sërish Napolin

ITALI – COVID-19 vazhdon të mbetet një shqetësim për klubet e futbollit, veçanërisht për trajnerët e tyre të cilët herë pas here duhet të bëjnë pa element të rëndësishëm si pasojë e infektimit nga virusi i rrezikshëm.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me Napolin, me të kaltrit që ditën e sotme kanë mësuar se nuk do të kenë në dispozicion për ndeshjen e nesërme të kampionatit ndaj Inter, Matteo Politanon.

Fantazisti italian ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe menjëherë ka nisur periudhën e karantinës për të shmangur përhapjen e infeksionit. Për fat të mirë, 28-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport futboll inter napoli seria a futboll inter napoli seria a

Sondazh

Poll