Sport

Alarm i kuq te Roma, dy lojtarë me Covid-19, shtohen mungesat për Mourinhon

20 Nëntor 2021, 13:13 Nga DOSJA
Alarm i kuq te Roma, dy lojtarë me Covid-19, shtohen mungesat për

ITALI-Tani është zyrtare: Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar rezultuan pozitiv me Covid-19. Dy mesfushorët – si gjithë skuadra – iu nënshtruan një tamponi të shpejtë mëngjesin e sotëm përpara se të niseshin për në Genoa, ku do të luhet nesër në mbrëmje ndeshja për javën e 12-të.

Dy mesfushorët rezultuan pozitivë dhe klubi iu nënshtrua sërish skuadrës testeve të reja, këtë herë molekulare. Cristante dhe Villar – të dy të vaksinuar – rezultuan pozitivë dhe u vendosën menjëherë në izolim. Të dy lojtarët janë në gjendjet të mirë. Roma ka komunikuar zyrtarisht virusin e tyre dhe tani po ekzaminon pjesën tjetër të grupit për të shmangur një shpërthim të mundshëm.

 

L’#ASRoma comunica che, in seguito ai controlli periodici svolti attraverso i tamponi molecolari, Bryan Cristante e Gonzalo Villar, entrambi vaccinati, sono risultati positivi al COVID-19

— AS Roma (@OfficialASRoma) November 20, 2021

Pellegrini dhe Zaniolo janë dy lojtarët e tjerë që kanë shfaqur probleme fizike dhe mebtet në pikëpyetje aktivizimi i tyre në ndeshjen e së dielës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mourinho roma villar mourinho roma villar

Sondazh

Poll