Sport

Mbushi 4-vjeç/ Pamje nga ditëlindja e Alana Ronaldos, Marcelo u kujdes për festën

20 Nëntor 2021, 12:56 Nga DOSJA
Mbushi 4-vjeç/ Pamje nga ditëlindja e Alana Ronaldos, Marcelo u

ANGLI-Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo nuk i lanë asgjë rastësisë në organizimin e ditëlindjes së Alana Martinës, e cila së fundmi mbushi 4 vjeç.

Georgina ka shpërndarë një video në Instagram ku tregon se çfarë po bënin Alana dhe miqtë e saj në mega-festën e mbajtur në një “arcade”. Së pari disa makina përplasjeje, pastaj një betejë me armë lazer dhe më pas një pushim për të ngrënë.CR7, i grumbulluar me Portugalinë, nuk ishte i pranishëm në festë, por shoku i tij Marcelo u kujdes për të gjitha detajet.

 

 

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Mbrojtësi i Real Madrid argëtoi të pranishmit duke organizuar një ndeshje futbolli. Pas ndeshjes të gjithë shijuan një film të bukur 3D, ndërsa më pas erdhi torta me formën e njëbrirëshit.Më pas, Alana Martina u lejua të hapte dhuratat e shumta të marra. Një festë e paharrueshme që vajza e ditëlindjes, padyshim e veshur si princeshë, nuk do ta harrojë kurrë…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport georgina rodriguez ronaldo georgina rodriguez ronaldo

Sondazh

Poll