Sport

Modernizoi stadiumin, Abramovich irriton tifozët: trefishon çmimet e biletave!

20 Nëntor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Modernizoi stadiumin, Abramovich irriton tifozët: trefishon çmimet e

ANGLI-Të ndjekësh ekipin tënd të preferuar është diçka e bukur, por disa herë mund të bëhet edhe e shtrenjtë. Tifozët e Chelseat shumë shpejt do ta vënë re, dhe sipas lajmeve që vijnë nga Daily Mail, duke filluar nga sezoni i ardhshëm ata do të shohin që çmimet e biletave do të trefishohen. Kjo vjen pas rinovimit që i është bërë stadiumit Stamford Bridge.

Pjesa e West Stand Upper është modernizuar me bare të reja, opsione ngrënieje dhe TV. Ndryshimet, siç raportohet nga Daily Mail, do të rezultojnë në çmimin aktual prej 1,250 £, duke u rritur në 3,900 £. Një shifër që do ta çonte Chelsean në krye të renditjes së biletave sezonale më të shtrenjta në Premier League. Të mendosh se tifozët e Bayern Munichut paguajnë rreth 145 euro…

Çmimet ndahen në katër nivele: niveli i parë është më i shtrenjti me 3900 £; e dyta është me 3,000 £; ndërsa e treta do t’i kushtojë tifozëve 1500 £. Çuditërisht, njoftimi u prit negativisht nga tifozët e Chelseat dhe shumë prej tyre iu drejtuan rrjeteve sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abramovich chelsesa abramovich chelsesa

Sondazh

Poll