Sport

Michael Owen: “Do të ishte ‘krim’, nëse ai nuk do ta fitonte “Topin e Artë”…

20 Nëntor 2021, 12:12 Nga DOSJA
Michael Owen: “Do të ishte ‘krim’, nëse ai nuk do ta

ANGLI – Ish-sulmuesi i “Tre Luanëve” Michael Owen beson se Robert Lewandowski ishte i pafat që nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e kaluar, pasi ky event u anullua për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë, komentatori 41-vjeçar beson se asnjë kandidat tjetër nuk do t’i afrohej sulmuesit polak në librat e tij.

“Mendoj se Lewandowski ishte shumë i pafat që nuk e fitoi “Topin e Artë” vitin e shkuar, ceremoni e cila u pezullua ose u anullua atë vit për shkak të Covid.

Ka edhe kandidatë të tjerë, mos më keqkuptoni, Mo Salah ka pasur një sezon të mrekullueshëm, megjithëse nuk ka fituar asgjë. Jorginho, nga ana tjetër, për Chelsean, ka fituar gjithçka”.

“Por unë jam i sigurt se ata nuk janë potencialisht mjaft të mirë për ta fituar atë përpara lojtarëve si Lewandowski. Dhe kështu unë votoj për të”,- ka thënë ish-sulmuesi i shquar.

Michael Owen ka shtuar gjithashtu se do të ishte një ‘krim’, nëse Lewandowski nuk e fitonte “Topin e Artë” një herë në karrierën e tij. “Numrat e tij janë tronditës. Golat e tij në vitin e fundit. Kështu që unë mendoj se do të votoja për Lewandowskin. Do të ishte një ‘krim’ absolute, nëse ai do ta kalonte karrierën e tij pa fituar “Topin e Artë”. Ai është një lojtar mahnitës”,– deklaroi Owen.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “topit të artë“ e fitoi “topin e artë” futbollistin robert lewandowski ish-sulmuesi i “tre luanëve” michael owen për shkak të covid robert lewandowski ishte i pafat “topit të artë“ e fitoi “topin e artë” futbollistin robert lewandowski ish-sulmuesi i “tre luanëve” michael owen për shkak të covid robert lewandowski ishte i pafat

Sondazh

Poll