Politike

Takimi me ministrin e Austrisë,Basha:Anëtarësimi në BE mbetet prioritet absolut i PD

20 Nëntor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Takimi me ministrin e Austrisë,Basha:Anëtarësimi në BE

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart. Në një postim në rrjetet sociale Basha bën të ditur temat e diskutimit me ministrin austriak. Basha thotë se prioritet për Partinë Demokratike është integrimi i Shqipërisë në BE garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

POSTIMI:

Me kënaqësi prita Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Z. Michael Linhart, të cilit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen tonë historike për integrimin në Bashkimin Europian.Ndava me të prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së.Jam i lumtur që me Ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Europian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha michael linhart lulzim basha michael linhart

Sondazh

Poll