Politike

VD-Buxheti për peshkimin 2022/Krifca: Rinovojmë flotën dhe rrisim eksportet

20 Nëntor 2021, 09:57 Nga DOSJA
VD-Buxheti për peshkimin 2022/Krifca: Rinovojmë flotën dhe rrisim

DURRËS- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, prezantoi ditën e sotme në Durrës buxhetin për peshkimin për vitin 2022. Në fjalën e mbajtur prej saj, Krifca vuri në pah edhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori, i cili ka marrë hov zhvillimi të dukshëm që prej vitit 2013 e që është reflektuar edhe në raportin e Komisionit Evropian të këtij viti. Duke u ndalur tek buxheti i 2022, Krifca bëri me dije se nëpërmjet Programit “Mbështetje për peshkimin” do të vihen në dispozicion 702 milionë lekë.


Ministrja informoi se do të mundësohet rritja e kapaciteteve ankoruese të portit të Durrësit, për të akomoduar në mënyrë të sigurtë flotën më të madhe në vend që përben 60% te totalit. Por jo vetëm, sipas Krifcës, investime do të kryhen edhe në rritjen e kapaciteteve ankoruese në portin e Shëngjinit, në ristrukturimin e qendrës shtetërore të Zvezdës në Korçë, si dhe do të vihet në dispozicion skema kombëtare e mbështetjes për të vazhduar me rinovimin e flotës së peshkimit.

“Prodhimi i përgjithshëm nga uji i ëmbël, uji i njelmët dhe mjedisi detar, është rritur gjatë viteve të fundit, nga 3450 ton në vitin 2012, në 8799 ton në vitin 2020”, vijoi prezantimin Krifca.

LAJMI KRYESOR:Buxheti 2022 për peshkimin! Rama:Hapim shkollën profesionale,paga 800 mijë të vjetra

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per peshkataret frida krifca buxheti 2022 per peshkataret frida krifca

Sondazh

Poll