Politike

VD-Peshkimi/ Rama: Paga 800 mijë lekë të vjetra, punëtorët vijnë nga Turqia këtu

20 Nëntor 2021, 09:52 Nga DOSJA
VD-Peshkimi/ Rama: Paga 800 mijë lekë të vjetra,

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se paga më e ulët për të gjithë personat që punojnë në sektorin e peshkimit do të jetë 800 mijë lekë të vjetra. Gjatë prezantimit të buxhetit 2022 në Durrës, së bashku me ministren e bujqësisë Frida Krifcën, Rama u shpreh se peshkimi është bërë faktor në tregun më të vështurë në të gjithë kontinentin. Më tej, kreu i qeverisë preku faktin se në këtë sektor janë të punësuar më shumë persona që vijnë nga jashtë vendit, kryesisht Turqia.


Sot ju jeni bërë faktor në tregun më të vështirë të gjithë kontinentit që janë vendet nordike, ju jeni prezent. Sot vetëm këtë vit, presim që të mbyllet me 32+ subjekte të licencuara. Po të shikojmë e kemi rritur eksportin 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022 për peshkimin! Rama:Hapim shkollën profesionale,paga 800 mijë të vjetra

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 per peshkataret edi rama buxheti 2022 per peshkataret edi rama

Sondazh

Poll