Politike

VD-“Të zgjatet mandati i KPK-së”, Qirko: Mund ta përfundojmë me sukses vettingun

19 Nëntor 2021, 16:29 Nga DOSJA
VD-“Të zgjatet mandati i KPK-së”, Qirko: Mund ta

TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Pamela Qirko i bëri thirrje Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Çështjeve Ligjore që të zgjatet mandati i këtij organi për përfundimin e proçesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në mbledhjen e posaçme ku ishte Maciej Popovski, përfaqësuesi i ONM-së, Qirko theksoi se janë filtruar 60% të subjekteve dhe kalimi i trajtimit të subjekteve të mbetura te Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) krijon pabarazi.

“Tashmë kanë kaluar në filtrat e vetingut Komisionit mbi 60% e subjekteve dhe pjesa tjetër janë duke iu nënshtruar këtij procesi përmes procedurave të hetimit administrative. Presioni i afatit 5-vjeçar dhe vlerësimi i subjekteve ekso-ficio është po aq sfidë me standartet që parashikon Kushtetuta dhe ligji 84/2016.

Si institucione që kryejnë një funksion sui-generis, si dhe si institucione që shterojnë në kohë pas 5 vitesh nga mandati i tyre, që objektivi i synuar të arrihet dhe procesi i vetingut të përfundojë nga këto institucione të posaçme ad-hoc duhet të rishikohet mandati i tyre. Deri më tani komisioni ka shortuar gjithë subjektet dhe ka në proces 40%, të cilëve u ka nisur hetimi administrativ dhe janë në faza të ndryshme të procesit.

Tashmë organet i kanë konsoliduar procedurat administrative, kanë fituar eksperiencën e tyre dhe kanë rritur ritmin e punës dhe efiçencën duke rritur ndjeshëm rezultatet. Por jo vetëm kaq KPK i ka dhënë prioritet kërkesës së Këshillave për të vetuar magjistratët kandidatë për vendet vakante të krijuara në sistem. Nëse mandati i KPK-së nuk do të zgjatet dhe nuk do të transferohet te Këshillat a do të kemi garantuar standartin e njëjtë.

Që procesi i vetingut duhet të finalizohet kjo është e gjithëpranuar deri tani. Në respekt të parimit të barazisë përpara ligjit ato subjekte të cilëve nuk u ka përfunduar vetingu duhet të kalojnë në të njëjtat filtra, në të njëjtën procedurë dhe në të njëjtat institucione me ata subjekte që i ka përfunduar vetingu.

Kalimi i më shumë se gjysmës prej tyre nëpërmjet vetingut të kryer nga komisioni dhe pjesës së mbetur nëpërmjet KLGJ dhe KLP krijon mundësi për trajtim të pabarabartë dhe cënim të këtij parimi të gjithëpranuar tashmë. Zgjatja e mandatit të KPK bën që të gjithë subjektet të jenë të barabartë përpara ligjit”, deklaroi Qirko.

Ajo shtoi se zgjidhja e vetme është zgjatja e mandatit të KPK-së pasi ndryshe proçesi i përfundimit të vettingut në drejtësi do të zgjatej më shumë se ç’duhet.

“Zgjatja e mandatit të KPK bën që ky parim të respektohet. Këshillat nuk kanë përvojë. Transferimi i këtij procesi te këshillat, do të kërkonte, kohë, procedura, staf dhe trajnim të personave që do të merren me këtë proces. Do të ishte më efikase zgjatja e afatit të strukturave të vetingut të cilat janë konsoliduar mjaftueshëm. Ajo që ne dimë me siguri është që institucionet duhet të vijojnë procesin. Kemi vullnetin për ta përmbushur me sukses nëse Kuvendi parashikon zgjatjen deri në dhjetor 2024”, përfundoi kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Pamela Qirko.

LAJMI KRYESOR: Mandati i organeve të vettingut/ Hapi i radhës, Venecia, mazhoranca “ok” me ONM-në

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kpk zgjatja e mandatit per organet e vettingut kpk zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll