Politike

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama-nxënësve: Mos shpresoni të punoni në shtet

19 Nëntor 2021, 17:36 Nga DOSJA
Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama-nxënësve: Mos

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka inkurajuar të gjithë nxënësit që të merren me projekte vetiake dhe mos te presin që të futen në punë në shtet. Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2022 për fëmijet dhe rininë, Rama tha se sfidat që ka shteti ata nuk do t’i kalojnë dot, kështu që fokusohen më shumë në projekte.

“Lajmi i mirë për të cilin mendoj, ju duhet të mendoni pozitivisht sot është që një pjesë jo e vogël që kemi dëgjuar janë në rrugën e realizimit, janë të financuara, janë në buxhet dhe do fillojnë nga janari të zbatohen. Duhet të jeni ju që të shtyni më shumë dhe të organizoni veten në grupe të caktuara dhe duhet të insistoni me projekte konkrete. Kush rri dhe pret punë shteti dhe të kalojë jetën nën sqetullën e shtetit nuk është i aftë të kalojë sfidat, ndërsa kush shkruan projekte shikon se mundësitë për të financuar plane dhe veten janë shumë më të mëdha. Mundësia për të pasur, pavarësisht moshës, një pagesë që tejkalon të gjithë pagat e sistemit të pagave në Shqipëri me punën online është reale. Duhet të mësohemi me kulturën e projektit. Mos kini frikë të shikoni ëndrra me sy hapur dhe duhet kurajo të ndiqni ëndrrat tuaja dhe shikojini deri në fund. Viti i ardhshëm do të sjellë gjëra të reja për shkollën”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Nis prezantimi i buxhetit 2022 për Fëmijët dhe Rininë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine edi rama buxheti i vitit 2022 buxheti per femijet dhe rinine edi rama

Sondazh

Poll