Politike

Reforma në sektorin e ujit, Balluku drejtorit në Belsh: Bëj deklarata të vërteta!

19 Nëntor 2021, 18:05 Nga DOSJA
Reforma në sektorin e ujit, Balluku drejtorit në Belsh: Bëj

ELBASAN- Ministrja e Infrastruktuës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka bërë një takim me të gjithë kryebashkiakët e qarkut Elbasan në lidhje me reformën e sektorit të ujit. Balluku në fjalën e saj tha se Belshi janë problematikat më të mëdha, duke theksuar se humbjet që ajnë deklaruar nuk janë të vërteta për shkak se rrjeti i shpërndarjes është bërë i ri.

Ajo i dha një mesazh të drejtpërdrejt drejtorit të këtij sektori në Belsh, në mënyrë që ta marrë punën e tij seriozisht dhe të bëj bilancin e saktë të humbjeve që kanë.

Me Belshin kemi një problem shumë serioz. Të gjitha deklarimet janë të rreme. Sepse keni deklaruar se humbja juaj në 2018-2020 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar e keni bërë 20%. Kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë se nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi, humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Në 2018 keni deklaruar se kishit vetëm 16% humbje.

Të njëjtat deklarata keni në të gjitha tabelat, pra deklaratat tuaja, nuk e vë fare në dyshim që nuk keni ndonjë arsye për ta bërë këtë apo që nuk keni mendim të pasim për të bërë këtë lloj deklarate, por ju bëj thirrje që të bëheni serioz. Drejtor duhet të kthehesh në zyrë, të thërrasësh vartësit që i ke me shumicë dhe të uleni e të bëni deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% do ishim të lumtur dhe do ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar disa herë dhe ky është një problem që do ta ndreqni sot dhe do ta bëni seriozisht deklaratën nga ky moment,” tha Balluku.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku reforma në sektorin e ujit belinda balluku reforma në sektorin e ujit

Sondazh

Poll