Politike

Mandati i organeve të vettingut/ Hapi i radhës, Venecia, mazhoranca “ok” me ONM-në

19 Nëntor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Mandati i organeve të vettingut/ Hapi i radhës, Venecia, mazhoranca

TIRANË – U mbyll mbledhja e përbashkët e Komisionit të çështjeve Ligjore dhe Këshillit të Legjislacionit për çështjen e zgjatjes së mandatit të vettingut për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publik. Në këtë seancë, kryetarja e KPK-së Pamela Qirko propozoi zgjatjen e mandatit të vettingut për organin që drejton pasi kalimi i subjekteve të vettingut te Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të krijonte pabarazi si dhe vonesë në kohë.

Më tej, përfaqësuesi i ONM-së Maciej Popovski u shpreh pro propozimit të partnerëve ndërkombëtarë dhe mazhorancës socialiste për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut deri në 31 dhjetor 2024.

Kjo seancë u mbyll me votimin në shumicë që të merret opininoni i Komisionit të Venecias për zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe Komisionerëve Publik, ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj ishte i vetmi që abstenoi. Ai është shprehur kundër këtij propozimi.

Në këtë seancë, mungonin përfaqësuesit e opozitës, ndërsa kryetarja e Komisionit të çështjeve Ligjore Lindita Nikolla pranoi se Komisioni i Venecias do të kthejë të gjitha përgjigjet për pyetjet e komisionit në muajin dhjetor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vettingu/ Komisioni i Ligjeve i drejtohet Venecias, Xhafaj abstenon

“Të zgjatet mandati i KPK-së”, Qirko: Mund ta përfundojmë me sukses vettingun

Zgjatja e mandatit të vettingut/ Xhafaj-KPK-së: Çfarë kërkoni nga Kuvendi?

Përfaqësuesi i ONM-së: Zgjatja e mandatit të vettingut, e rëndësishme

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir xhafaj keshilli i legjislacionit klgj klp komisioni për çështjet ligjore kpk onm fatmir xhafaj keshilli i legjislacionit klgj klp komisioni për çështjet ligjore kpk onm

Sondazh

Poll