Politike

Vettingu/ Komisioni i Ligjeve i drejtohet Venecias, Xhafaj abstenon

19 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Vettingu/ Komisioni i Ligjeve i drejtohet Venecias, Xhafaj abstenon

TIRANË – Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Çështjeve Ligjore mbylli sot mbledhjen për çështjen e zgjatjes së afateve të organeve të vettingut (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët publik). Kryetarja e komisionit Lindita Nikolla u shpreh se muajin e ardhshëm Komisioni i Venecias do të kthejë përgjigjet për pyetjet e ngritura nga anëtarët e këshillit.

Me shumicë votash u vendos që këshilli t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë mendim në lidhje me zgjatjen e mandateve të vettingut, ndërsa deputeti socialist Fatmir Xhafaj abstenoi, i cili ngriti dyshime se përse duhej të zgjatej mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Përfaqësuesit e opozitës munguan në këtë seancë.

Për shkak se në 5 vite nuk u arrit të trajtoheshin 800 subjekte nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është kërkuar nga mazhoranca zgjatja e mandatit të këtij organi. Mandati i KPK-së skadon në qershor 2022.

Partnerët ndërkombëtare i kanë kërkuar kuvendit të Shqipërisë që të miratojë zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe Komisionerit Publik deri në 31 dhjetor 2024. Edhe mazhoranca është bashkuar me këtë propozim në mënyrë që KPK-ja të mbyllë proçesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

LAJMI KRYESOR:  Mandati i organeve të vettingut/ Hapi i radhës, Venecia, mazhoranca “ok” me ONM-në

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir xhafaj keshilli i legjislacionit komisioni i venecias komisioni për çështjet ligjore kpk zgjatja e mandatit per organet e vettingut fatmir xhafaj keshilli i legjislacionit komisioni i venecias komisioni për çështjet ligjore kpk zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll