Politike

VIDEO/ Buxheti i vitit 2022 për Fëmijët dhe Rininë, Rama: Investim në teknologji

19 Nëntor 2021, 16:31 Nga DOSJA
VIDEO/ Buxheti i vitit 2022 për Fëmijët dhe Rininë, Rama:

TIRANË- Prezantimi i buxhetit të vitit 2022 për Fëmijët dhe Rininë është mbajtur pasditen e sotme në Tiranë. Ministrja Bora Muzhaqi në fjalën e saj deklaroi se plani i këtij buxheti është bërë duke marrë pasarysh kërkesat që nxënësit kanë bërë, ndërkohë që shtoi se disa nga problemet që ata kanë adresuar do të zgjidhen.

I pranishëm në prezantimin e buxhetit të këtij sektori ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ngriti shqetësimet mbi hedhjen e mbeturinave në vend, duke theksuar se shkolla është vedni ku duhet të mësohet ndarja e mbeturinave dhe riciklimi i tyre. Rama në fjalën e tij tha se përparësi të ky buxhet do të ketë investimi në teknologji si dhe në laboratorët e shkollave, që siç tha se vetë kryeministri janë me shumë probleme.

Rama gjithashtu bëri me dije se klubet e formuara nga nxënësit për sektorë të ndryshëm si zeje, kulturë, arte dhe sport do të marrin mbështetje nga qeveria, ndërkohë që tha se këtë vit do të bëhet edhe pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra të ndryshëm letrar dhe jo vetëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama-nxënësve: Mos shpresoni të punoni në shtet

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Kemi vendosur fond për klubet e krijuara

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Ndarja e mbeturinave të bëhet që nga shkolla

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Përparësi te teknologjia, ka mundësi të mira

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Muzhaqi: Problemet që keni do të marrin zgjidhje   

Buxheti për fëmijët dhe rininë, Rama: Investim në shkolla, laboratorët janë copë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll